Prishtinë, më 23 shkurt 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të shtetit të Katarit, z. Jabor Ali Hussein al Hawashela al Dosari.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i uruar kështu punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e tij. Ai më pas e njohu Al Dosarin me punët dhe aktivitetet që zhvillon Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke potencuar kështu edhe bashkëpunimin e mirë që kanë me shtetin e Katarit në realizimin e shumë projekteve të përbashkëta. Myftiu Tërnava përmes ambasadorit Al Dosari, shprehu falënderimet e sinqerta për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Katarit për popullin e Kosovës. Ai edhe njëherë shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit të BIK-ut për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që kanë me shtetin e Katarit, si dhe për intensifikimin e këtij bashkëpunimi edhe në projekte të tjera.

Nga ana e tij, ambasadori Al Dosari, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe njëkohësisht çmoi dhe vlerësoi lart kontributin e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për mbarëvajtjen e jetës fetare në Kosovë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim veprimtarin Selatin Novosella

Prishtinë, më 4 nëntor 2024Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…