Prishtinë, 20 mars 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim Fayez Mishari Al Jasim, ambasador jorezident i shtetit të Kuvajtit.
Myftiu Tërnava pasi i shprehu mirëseardhje ambasadorit Al Jasim, falënderoj qeverinë dhe popullin e Kuvajtit që vazhdimisht kanë ndihmuar popullin e Kosovës dhe theksoi në veçanti se marrëdhëniet mes BIRK-ut dhe ambasadës së Kuvajtit janë shumë të mira dhe të qëndrueshme. Ai më pas e njoftoi me punën e BIRK-ut dhe organizimin e jetës fetare në Kosovë.
Nga ana e tij ambasadori Al Jasim falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe për bashkëpunimin serioz në realizimin e disa projekteve në ngritjen e infrastrukturës së BIK-ut, dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në të ardhmen në të mirë të popullit të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi për ngushëllime familjen Bunjaku

Prishtinë, më 27 shtator 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…