Prishtinë, më 1 gusht 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad al-Marri, i shoqëruar nga sekretari i dytë, Abdulaziz Muhamed al-Sahli.

Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi ambasadorin për punën dhe për kontributin e tij për rritjen e bashkëpunimit dhe për thellimin e miqësisë ndërmjet Katarit dhe  Kosovës. Më pas, Myftiu Tërnava e njohu mbasadorin me aktivitetin dhe me veprimtarinë e BIK-ut, duke theksuar bashkëpunimin shumë të ngushtë që ka me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Katarit. Myftiu Tërnava dhe ambasadori i Katarit, Al-Marri biseduan për një koordinim sa më të mirë për realizimin e projekteve të ndryshme të BIK-ut në Kosovë, si dhe u dakorduan që në të ardhmen të shtohet bashkëpunimi. 

Po ashtu Myftiu Tërnava edhe njëherë falënderoi qeverinë dhe popullin e Katarit për përkrahjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë dekadave të fundit. 

Nga ana e tij, ambasadori Al-Marri, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për angazhimin e tij dhe të institucionit të BIK-ut, që në Kosovë të mbretërojë paqja dhe harmonia ndërfetare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…