Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në selinë e Kryesisë dy akademikë e shquar, Fetih Mehdiun dhe Muhamed Mufakun, ku diskutuan për rolin e intelektualëve në shoqërinë moderne si dhe në veçanti për projektin e ndriçimit të personaliteteve fetare shqiptare.

Akademikë Fetih Mediu dhe Muhamed Mufaku, falënderuan Myftiun Tërnava për mbështetjen e ofruar dhe bashkëpunimin e ngushtë në lidhje me ndriçimin e personaliteteve fetare, një fushë në të cilën sipas tyre është e domosdoshme të punohen dhe të ndriçohen personalitet e tilla.

Në anën tjetër, Myftiu Tërnava, çmoi lartë rolin e dy akademikëve në angazhimin e tyre për ndriçimin e personaliteteve fetare, por mbi të gjitha për rolin e tyre të intelektualëve që kanë.

Takimi u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për të ndarë pikëpamjet, përvojat dhe idetë në lidhje me rolin dhe kontributin e intelektualëve në shoqëri. U theksua se bashkëpunimi i tilla ndërmjet Myftiut të Kosovës dhe akademikëve të shquar është i domosdoshëm për të avancuar shoqërinë dhe për të promovuar vlerat e përbashkëta.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …