Prishtinë, më 12 maj 2022

Gjatë qëndrimit në Riad të Arabisë Saudite, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës,  Myftiu Naim ef. Tërnava, zhvilloi një takim në Ministrinë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, në të cilën u prit nga zëvendësministri, dr. Avad al-Anzi.

Myftiu Tërnava falënderoi zëvendësministrin Al-Anzi për kontributin e Mbretërisë Saudite për Kosovën, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve.

Në këtë takim u diskutua edhe për themelimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar rëndësinë e përhapjes së tolerancës, bashkëjetesës dhe luftimin e radikalizmit, ekstremizmit dhe islamofobisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…