Kajro, 28 janar 2020
Me ftesë të Shejh el Ezherit, Imamit të Madh, prof. dr. Ahmed Tajjib, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë mbi ” Përtëritjen e mendimit islam”, ku po marrin pjesë dijetarë, intelektualë, myftinj e ministra të çështjeve fetare nga më shumë se 41 shtete të ndryshme nga mbarë bota islame.
Konferenca do të zgjasë dy ditë dhe do të jetë e ndarë në shtatë seanca.
Temat kryesore të seancave janë këto: kornizat e përtëritjes, mekanizmat e përtëritjes, përmirësimi i koncepteve të gabuara, përtërirja në fushën e çështjeve familjare dhe femrës, roli i institucioneve fetare dhe akademike në përtëritjen e mendimit islam, përtërirja dhe siguria shoqërore dhe sfidat e përtërirjes.