Zagreb, 4 shkurt 2020

Nën patronatin e presidentit të Kroacisë Kollinda Grabar Kitaroviç, kryeministrit të Kroacisë z. Andreja Plenkoviç, kryetarit të Parlamentit z. Gordan Jadronkoviç dhe Sekretarit Gjeneral të Ligës Islame (RABITA) dr. Al Isa; në Zagreb po mbahet konferenca ndërkombëtare e ndërfetare me titullin “Vëllazëria njerëzore- bazament i paqes dhe sigurisë në botë”. Në këtë konferencë po merr pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Ternava, i shoqëruar nga dekani i FSI-së Fahrush Rexhepi dhe shefi i kabinetit Besim Mehmeti.
Myftiu Tërnava do të paraqitet me kumtesën e tij në seancën e pestë me titullin “Karta e Mekës”.
Konferenca u hap me intonimin e himnit të Kroacisë, pastaj u lexua Kuran nga hafiz Aziz ef. Alili, kurse më pas Myftiu i Kroacisë,  Aziz Hasanoviç mbajti fjalimin e tij përshëndetës duke u dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve.
Ne ceremoninë hapëse folën: Kryeipeshkvi i Kishës Katolike ne Kroaci, kryetar i Këshillit Islam në Algjeri, Buabdullah Gulamullah dhe Myftiu i Egjiptit Shefki Allam, i cili theksoi se kjo konferencë është e rëndësishme dhe e nevojshme për kohën aktuale duke vlerësuar tematikat e zgjedhura për ketë konferencë “Vëllazëria njerëzore”, sepse të gjithë jemi udhëtarë në një anije, andaj duhet patjetër të bashkëpunojmë dhe të bashkëjetojmë dhe të veprojmë në mirësi për paqe dhe siguri.
Gjithashtu ne hapje foli edhe përfaqësuesi i Vatikanit Giorgio Lingua, zv.kryetarja e Komisionit Evropian znj. Dubravka Shuice, kryeministri i Kroacisë  Andreja Plenkoviç, kryetari i Parlamentit z. Gordan Jadronkoviç.
Sekretari Gjeneral i Ligës Islame Al Isa, i cili theksoi se është shumë e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për dallimet dhe llojllojshmërinë e përkatësive tona, kjo është një begati e madhe që ne duhet ta kultivojmë me përhapjen e respektit, paqes, tolerancës mes shoqërive njerëzore.
Ai gjithashtu theksoi se Karta e Mekës është  një kushtetutë, e cila u miratua nga më shumë se 1200 dijetarë  islamë, ngërtheu në vete parimet bazë të humanitetit, duke respektuar veçoritë dhe specifikat e çdo shoqërie në veçanti.
Ai gjithashtu falënderoi Kroacinë, e cila është një shembull për bashkëjetesën dhe tolerancën fetare duke falënderuar për mikpritjen.
Në fjalimin e fundit në hapje të ceremonisë, foli presidentja e Kroacisë znj. Kitaroviç. Ajo para fjalimit u dekorua me çmim falënderimi të veçantë nga Bashkësia Islame e Kroacisë.
Presidentja e Kroacisë u dëshiroi mirëseardhje në  Kroaci duke theksuar se Kroacia është vend i të gjitha feve dhe kombësive, të cilat lirshëm mund të shfaqin besimet e tyre.
Gjithashtu ajo theksoi se Kroacia është e nderuar me organizmin e kësaj konference në Zagreb.
Duke kërkuar dhe theksuar se duhet patjetër të punojmë për bashkëjetesën pa dallim etnie, feje, ngjyre, dhe gjuhe, theksoi se nuk duhet të tolerojmë dhunën, urrejtjen dhe ekstremizmin, sepse Krijuesi na krijoi të ndryshëm për t’u ngritur dhe për të bashkëjetuar në respekt dhe nderime.
Ajo në fund të fjalimit hapi zyrtarisht konferencën.
Në hapje të konferencës morën pjesë presidentja e Kroacisë z. Kollinda Grabar Kitaroviç, kryetari i Parlamentit Kroat, kryeministri i Kroacisë, ministri i Punëve të Jashtme, ministrja e drejtësisë, gjenerali i forcave të armatosura të Kroacisë, dhe shumë personalitete të shquara të Kroacisë, Myftinj, ulema, udhëheqës të institucioneve fetare nga Evropa , Kuvajti, Emiratet, Britania e Madhe, Algjeria, Egjipti, Indonezia, Pakistani etj.
Kjo konferencë po organizohet nga Bashkësia Islame e Kroacisë, në bashkëpunim me Ipeshkvinë e Kroacisë, Ministrinë e Drejtësisë në kuadër të kryesimit të Kroacisë të Këshillit Evropian.


Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…