Prishtinë, më 8 nëntor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot ka parë nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Gjatë kësaj vizite, në shoqërim të Myftiut Tërnava ishte edhe këshilltari për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, Bunyamin Albayrak.

Myftiu Tërnava u shpreh i kënaqur me ecurinë dhe mbarëvajtjen e punëve, duke u shprehur kështu se gjithçka në ndërtimin e kësaj xhamie është duke shkuar sipas planit të paraprë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…