16 tetor 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizituan për ngushëllime familjen e hoxhës Avdyl ef. Krasniqi.
Myftiu Tërnava çmoi lart punën dhe kontributin fetar dhe atdhetar të imamit Avdyl ef. Krasniqi. Ai bëri lutje që Zoti ta ketë shpërblyer me xhenet punën dhe veprën e hoxhës, e për shpirt të tij kënduan nga një Fatiha.