Prishtinë, 29 qershor 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava sot ka nisur një vizitë zyrtare me ftesë të ministrit për vakëfe dhe çështje fetare – Gaith Al Kawari, në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Në takim me ministrin Al Kawari, Myftiu Tërnava edhe kësaj radhe falënderoi qeverinë dhe popullin e Katarit për përkrahjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë dekadave të fundit. Më pas Myftiu e njohu ministrin me projektet dhe sfidat që ka Bashkësia Islame e Kosovës, duke veçuar vështirësitë që kishe Kosova në përgjithësi e BIRK-u në veçanti gjatë ballafaqimit më pandeminë globale COVID-19. Në këtë vazhdë Myftiu Tërnava falënderoi Qeverinë e Katarit për ndihmat e ofruara Kosovës gjatë pandemisë.

Myftiu Tërnava dhe ministri Al Kawari biseduan për mundësinë e financimit të projekteve të BIRK-ut që kanë të bëjnë me vakëfet dhe projektet që i përkasin rregullimit të infrastrukturës së BIRK-ut.

Kurse Ministri për vakëfe dhe çështje fetare – Gaith Al Kawar, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe çmoi kontributin e Myftit Tërnava që në Kosovë të ketë paqe, tolerancë e harmoni ndërfetare dhe po ashtu shfaqi interesimin e tij që Ministria e Vakëfeve e Katarit në të ardhmen do të rris bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti mori pjesë në organizimin për nder të Mevludit në Bujanoc

Prishtinë, më 15 shtator 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, …