Prishtinë, më 25 shtator 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka marrë pjesë sot në varrimin e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në Veri të Kosovës nga grupet terroriste serbe. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe krerët më të lartë shtetërorë, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, ambasadorë, deputetë, ministra, si dhe shumë qytetarë të tjerë.

Në fjalën e tij, Myftiu Tërnava, vlerësoi lart punën dhe angazhimin e Policisë dhe të Ushtrisë sonë për ruajtjen e rendit në vend. Ai tha se të vdesësh për atdhe është grada më e lartë që Zoti ia ka dhënë robit të tij. Myftiu Tërnava përmendi ajetin kuranor ku Zoti lavdëron ata që vdesin duke mbrojtur atdheun e tyre, duke thënë se ata mbesin të gjallë, por ne nuk e kuptojmë gjallërinë e tyre, ata do të jenë në vende të larta në Xhenet, dhe sikur po të pyeteshin nëse duan të kthehen përsëri në këtë botë, ata do të pranonin me të vetmin kusht, që prapë të vdesin në mbrojtje të vatanit.

Gjatë kësaj ceremonie Myftiu Tërnava i priu edhe faljes së namazit të xhenazes, me lutjet që Zoti ta ketë marrë në mëshirën e Tij, ndërsa familjarëve t’u japë sabër që ta përballojnë me lehtësi këtë ndarje.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…