Prishtinë, më 23 prill 2022

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shtroi iftar regjional për strukturat e ndryshme të shoqërisë, ku të pranishëm ishin edhe kryetari Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, kryetari i Këshillit të Rahovecit, Shani Sylka, kryetari i Këshillit të Malishevës Sead Paçarizi, deputetët Hisen Berisha dhe Agon Batusha, përfaqësues të shumtë të institucioneve, personalitete nga fusha të ndryshme, imamë nga Rahoveci dhe Malisheva, xhematlinjë nga të gjitha xhamitë e Gjakovës dhe qytetarë të tjerë.

Në fillim kryetari i KBI-së së Gjakovës, dr. Valon Myrta, i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrje në këtë iftar madhështor. “Ky muaj i sjell njerëzit pranë njëri-tjetrit me hare dhe shpresë. Ne ju falënderojmë që keni dhënë mundësinë që të jemi zëri juaj artikulues për çështjen e besimit dhe dora juaj e shtirë e solidaritetit për të gjithë ata që janë skamnor”, tha ai.

Më pas falën e mori kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili tha se kjo mbledhi dëshmon se ka njerëz të cilët respektojnë vlerat njerëzore dhe fetare.

Të pranishmeve iu drejtua edhe Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili vuri theksin për rëndësinë e muajit të bekuar Ramazan.

“Muaji Ramazan është muaj i solidaritetit, është muaj i afrimit me njëri-tjetrin, është muaj që ngërthen në vete të gjitha vlerat që duhet t’i ketë individi, familja dhe shoqëria. Populli ynë, kombi ynë ka arritur qëllimin që e ka gjithnjë në veten e vet, që të fisnikërohet dhe që t’ia dalë çdo pune të cilën është nisur për ta kryer, sigurisht se të bashkuar dhe duke qenë unik që të gjithë do t’ia dalim. Bashkësia Islame e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë peshë e rëndë për të gjitha rrjedhat e përgjithshme në vendin tonë, por gjithherë ka qenë ndihmëse e proceseve si para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës”, tha Myftiu Tërnava.

Nga të pranishmit u tha se në këtë muaj më së miri shprehet besimi, sinqeriteti, humanizmi dhe solidariteti, virtyte këto që duhen të jenë pjesë jetës te secili besimtar.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…