Prishtinë, më 11 prill 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Pejës. Në këtë iftar morën pjesë edhe kryetarët e komunave Pejë, Klinë, Deçan, zëvendëskryetari i Komunës së Junikut, zyrtarë nga policia e Kosovës, hoxhallarë, si dhe të ftuar të tjerë.

Fillimisht, mysafirët i përshëndeti kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës, Musli ef. Arifaj, i cili falënderoi ata për pjesëmarrjen dhe i uroi për muajin Ramazan, me lutjet te Zoti për agjërim të pranuar.

Një fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu Tërnava vlerësoi dhe çmoi punën dhe angazhimin e imamëve për mbarëvajtjen e jetës fetare në vend. Ai uroi edhe njëherë gjithë imamët për muajin e bekuar Ramazan, duke lutur Zotin që t’ua pranojë agjërimin dhe punët e mira që i bëjnë gjatë këtij muaji të bekuar. Myftiu Tërnava kërkoi edhe njëherë nga gjithë imamët që të jenë edhe më të përkushtuar në misionin e tyre dhe që të jenë sa më pranë xhematit sidomos gjatë muajit Ramazan.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin ekzekutiv të Çmimit “Sheikh Hamad” për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar, z. Labib Nahhas

Prishtinë, më 5 shkurt 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…