Prishtinë, 25 prill 2019

Në ambientet e amfiteatrit të Medresesë, me datën 25.04.2019, u mbajt “Duaja e Hatmes” së maturantëve, të gjeneratës së 52-të të shkollës sonë. “Duaja e Hatmes” paraqet përmbylljen e leximit të Kuranit Fisnik të nxënësve të Medresesë për gjatë tri viteve, e cila u realizua falë Zotit Fuqiplotë, fillimisht, por pastaj edhe falë punës dhe angazhimit të profesorëve të tyre të Kuranit, Bahri Simnica dhe Driton Arifi.
Nxënësve me këtë rast iu drejtue fillimisht drejtori I shkollës Jakup ef. Çunaku, i cili numroi përmbylljen e leximit të Kuranit nga kjo gjenratë si njëren prej sukseseve më madhore të kësaj gjenerate, pos sukseseve të tjera që ishin shumta në fusha e lëmi të tjera.
Prezentë në këtë eveniment ishte edhe kryetari i BashkësisëbIsjame të Kosovës , Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, e i cili para nxënësbe mbajti një fjalë përgëzuese e përshëndetëse duke uruat si dhe lutur për nxënësit që Zoti tu ndihmojë në rrugën e diturisë.Pastaj fjalë rasti pati edhe prof. Bahri ef. Simnica, I cili shprehu krenarinë e tij që ishte profesor i një brezi kaq premtues dhe ambicioz.
Programi vazhdoi edhe me disa pika artistike të përgatitura nga nxënësit, e të cilat e bënë atë të jetë sa madhështor, po aq edhe mbresëlënës për të gjithë prindërit dhe familjarët e nxënësve që ishin mbledhur për të ndarë gëzimin dhe harenë me fëmijët e tyre. Ky program u përmbyll me shpalljen e nxënësve më të dalluar në nivel të klasëve dhe të shkollës, nga paralelja e djemve këtu në Prishtinë.
NXËNËSIT E DALLUAR NË NIVEL KLASE DHE NË NIVEL PARALELJE NGA DJEMËT JANË:
10 -1 Shuajb Bardhi
10- 2 Endrit Pajaziti
10-3 Enis Fejzullahu
11 -1 Xhelil Vehapi
11-2 Muhamed Curri
12-1 Jasin Abazi
12-2 Granit Sadiku
Ndërsa, Dren Lipaj nga klasa e 12-2 , u zgjodh nxënësi më i dalluar nga paralelja e djemve për vitin shkollor 2018/2019.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…