Prishtinë, më 08 shtator 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka mbikëqyrur sot punimet në renovimin e konviktit të ShML “Medreseja Alauddin” në Prishtinë. Ai pa nga afër punët e deritanishme, për të cilat u nda tejet i kënaqur me ecurinë e tyre.

Myftiu Tërnava falënderoi të gjithë vullnetmirët që kanë ndihmuar deri më tani për renovimin e këtij objekti, duke lutur Zotin që t’ua shpërblejë me të mirat e Tij në këtë dhe botën tjetër. Ai edhe njëherë bëri thirrje që edhe më tej të ndihmohet dhe që të kontribuohet për renovimin e vatrës arsimore “Medreseja Alauddin”.
Vlen të përmendet se renovimi i konviktit të Medresesë është ende në fazën e parë, dhe deri më tani ka përfunduar instalimi i ngrohjes dhe nivelizimi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…