Prishtinë, 10 prill 2018

Kryetari Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, mbajti sot mbledhje me kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, me të cilët ka bashkëbiseduar për përgatitjet për muajin e bekuar të Ramazanit, për gjendjen nëpër këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës, për punët, projektet dhe për prioritetet e këshillave të BIK-ut. Paraprakisht Myftiu Tërnava falënderoi dhe përgëzoi kryetarët e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës për punën që janë duke bërë në shërbim të fesë dhe të vendit. Ai u rikujtoi atyre përgjegjësinë që kanë në organizimin dhe udhëheqjen e jetës fetare në këshillat e Bashkësisë Islame.

“Nëse ju jeni të përkushtuar ndaj detyrës e misionit që keni marrë, jeta fetare, duke filluar nga xhamatet nëpër xhami, do të njohë vetëm rezultate që kjo do të reflektojë në të gjitha aktivitetet e BIK-ut”, – tha Myftiu Tërnava.
Myftiu Tërnava tha se falë Zotit dhe angazhimi tonë në përgjithësi, në këto vitet e fundit ka shënuar rezultate të mira, sidomos në ndërtimin e infrastrukturës, si të xhamive ashtu edhe të objekteve të tjera, siç janë ndërtimi i selive nëpër këshillat e Bashkësisë Islame, ndërtimi i godinave të medreseve, pastaj godina e FSI-së, si dhe ndërtimi i objekteve për vakëfe, të cilat janë një bazë e mirë për funksionimin e Bashkësisë Islame të Kosovës,- u shpreh Myftiu Tërnava.
Në fund, Myftiu Tërnava u kërkoi që të bashkëpunojnë edhe më shumë mes vete, të shkëmbejnë përvoja me njëri-tjetrin në mënyrë që aktivitetet të jenë në të mirë të xhemateve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…