Myftiu Tërnava priti ne takim grupin parlamentar të miqësisë kuvajtiane – kosovare Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Në kuadër të vizitës së tyre në Kosovë, grupi parlamentar kuvajtian, të kryesuar nga Waleed Musaid Al Tabtabei, sot vizituan Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u pritën përzemërsisht nga vetë Myftiu Tërnava dhe zhvilluan një takim shumë të ngrohtë. Myftiu i falënderoi anëtarët e grupit parlamentar të miqësisë kuvajtiane-kosovare për vizitën dhe për kontributin e tyre në ngritjen e nivelit të marrëdhenieve mes dy shteteve mike, falënderoi shtetin dhe popullin kuvajtian për ndihmën që i kanë ofruar Kosovës në ditët e vështira, nëpër të cilat kaloi kombi shqiptar dhe për përkrahjen diplomatike që po japin për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare. Nga ana e tij, z. Waleed Musaed al Tabtabaei, falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë vëllazërore dhe theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy popujve dhe rolin e grupit parlamentar të dy parlamenteve për ngritjen e marrëdhënieve mes dy shteteve mike në nivele edhe më të larta.