Prishtinë, 12 korrik 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në takim lamtumirës koordinatorin e DIYANET-it në Kosovës z. Idris Keskin. Në këtë takim myftiu Tërnava shprehu falënderime dhe mirënjohje për kryetarin e DIYANET-it të Turqisë prof. dr. Mehmet Gormez si dhe për të gjithë ndihmën dhe realizmin e projekteve në koordinim të plotë me Kryesinë e BIRK-së dhe se këto investime e projekte do të jenë të dobi të përmirësimit të jetës së komunitetit dhe Kosovës në përgjithësi.
Myftiu Tërnava vlerësoi edhe angazhimin e koordinatorit Keskin dhe në shenjë nderimi i dhuroi një mirënjohje për punën dhe mundin që ka bërë për Republikën e Kosovës.
Nga ana tjetër, koordinatorin e DIYANET-it në Kosovës z. Idris Keskin falënderoi myftiun Tërnava për këtë takim dhe theksoi se ishte kënaqësi që të punosh me myftiun Tërnava dhe se deri më tash të gjitha projektet që janë realizuar kanë kaluar dhe janë dakorduar me Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.
Ai premtoi se ndihma e DIYANET-it do të vazhdojë edhe në të ardhmen.