Prishtinë, 7 tetor 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava ka përcjellur për së afërmi punimet e restaurimit të dy xhamive në kryeqytet gjegjësisht Xhaminë e Pirinazit dhe atë Alaudin që iu nënshtruan procesit të restaurimit duke rikthyer kështu vlerat fetare e historike të Kosovës. Në këtë vizitë ai po shoqërohej nga kryetari i KBI të Prishtinës, Hetem ef. Sopiani, këshilltari i tij dhe njëherësh drejtori i Umres dhe Haxhit Vedat ef. Sahiti si dhe drejtori për veprimtari botuese dhe kulturë, Ramadan ef.Shkodra.

Myftiu Tërnava me këtë rast falënderoi Drejtorinë̈ e Vakëfeve të Turqisë̈ për bashkëpunimin duke theksuar njëherish rëndësinë që kanë këto xhami në trashëgiminë kulturore. Ai u shpreh tejet i kënaqur me fillimin e punëve së restaurimit të xhamive Pirinazi, Alaudin dhe Bozagi në qendër të Prishtinës. “Këto xhami kanë vlera fetare edhe historike dhe flasin shumë mbi të kaluarën tonë historike.Vërtet çdo njëri që sheh punimet në këto xhami shpirtërisht kënaqet ngase kjo trashëgimi fetare ka vlera të jashtëzakonshme e cila flet shumë mbi të kaluarën tonë dhe rikthimi i këtyre vlerave është obligim i të gjithë neve dhe jo vetëm xhamive por edhe të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore, fetare, kombëtare sepse janë dëshmi të kohës që flasin mbi të kaluarën tonë”-tha myftiu Tërnava. Në këtë vazhdë myftiu Tërnava shprehu shqetësimin e tij në lidhje me uzurpimin e pronës rreth xhamisë Pirinaz nga disa familje që jetojnë aty dhe lënda për rikthimin e pronës është mese 20 vite në gjykatë dhe njëherit i bëri thirrje gjyqësorit që të përshpejtohen procedurat.

Myftiu po ashtu dha një sihariq për besimtarët myslimanë ku theksoi se shumë shpejt do të rifilloj edhe restaurimi i xhamisë ‘Sulltan Murat” apo siç njihet në opinion Xhamia e çarshisë në Prishtinë.

Arkitekti i BIRK-ut Sami Isufi, ka vlerësuar se xhamitë Pirinaz dhe Alaudin janë ndërtuar në fund të shek, XV dhe në fillim të shek. XVI, dhe është një ndër nëntë xhamitë e periudhës osmane që ekzistojnë në kryeqytet. Restaurimi i tyre pritet të zgjatë dy vjet.

Kryesia e BIRK-ut në bashkëpunim me Drejtorinë e Vakfeve të Turqisë ka realizuar një sërë restaurimesh të objekteve të trashëgimisë fetare e kulturore, duke veçuar Qarshi xhaminë në Pejë, xhaminë e Kusarve, xhamia mulla Jusuf si dhe xhamia e Sefës në Gjakovë, kurse vite më parë ka përfunduar restaurimi i Medresesë së Vogël, Biblioteka e Hadum Agës në Gjakovë, kurse në proces të restaurimit vazhdojnë punimet në Xhaminë e Mahmut pashës dhe në xhaminë e Suriganës në Skenderaj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua projekti “Përkujdesja ndaj jetimëve të Republikës së Kosovës”

Prishtinë, më 26 dhjetor 2024 Sot, para anëtarëve të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Koso…