Prishtinë, 5 korrik
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Ternava sot inspektoi punimet që po zhvillohen në ndërtesën e Vakfit në Rahovec, si dhe dy xhamitë që po ndërtohet në Llazice dhe tjetra në Korroticë të Epërme, në Malishevë dhe Drenas. Me ketë rast myftiu Tërnava pa nga afër punët që po kryhet dhe nga përgjësit u informua mbi ecurinë she mbarëvajtjen e punimeve. Ai u nda i kënaqur me këtë rast dhe shprehu bindjen se komuniteti i këtyre vendeve do të ndjehen më mirë pasiqë ne po ngrisim infrastrukturën e objekteve fetare pë të përmirësuar jetën dhe lehtësuar kryerjen e obligimeve fetare.
Ai me këtë rast tha se BIRK vazhdimisht do të jetë pranë xhematit që tiu përgjigjet kërkesave të tyre.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…