Myftiu Tërnava inspektoi punimet në kompleksin e Medresesë së Vogël në Gjakovë, në objektin e trajnimeve dhe në xhami të tjera

Prishtinë, 28 shtator 2017

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë sot inspektoi punimet që po zhvillohen në kompleksin e Medresesë së Vogël, në objektin e destinuar për trajnime në Gjakovë, në Xhaminë e Sefës, në Xhaminë e Jusufit dhe në Xhaminë e Kusarëve,si dhe në KBI të Gjakovës. Myftiu Tërnava u nda i kënaqur me rrjedhën e punimeve që po zhvillohen dhe u informua se çdo gjë po ecën sipas planit të paraparë. Këto ndërtime janë të mbështetura nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Republikës së Turqisë, përse Myfiu e falënderoi duke e vlerësuar këtë ndihmesë.

Ky vend, me ndërtimin e këtyre objekteve, do të bëhet një ndër vendet më tërheqëse në Gjakovë. Po rikthehet arkitektura e vjetër që e karakterizonte këtë qytet. Ndër të tjera,  këtu në këtë kompleks, kemi edhe ndërtesën (hotel) ku do të sistemohen edhe ata që vijnë e marrin  pjesë në trajnime. Veç trajnimit të imamëve tanë, ky objekt do të shërbejë edhe për organizimin e seminareve , sesioneve shkencore, pra do të jetë një qendër me plot kuptimin e fjalës, ku të jepet kontribut shkencor, formues edukativ dhe ku  BIRK-u do të rast ta përçojë edhe më shumë platformën e saj  për të ruajtur diskursin fetar të vendit dhe për të mos lejuar që, në emër të fesë sonë, të nguliten doktrina të huaja të devijuara,- theksoi MyftiuTërnava.

Në këtë kompleks do të edukohet  brezi i ri  dhe do të jetë një qendër, e cila do të jetë në shërbim të ardhmërisë së qytetarëve të Gjakovës dhe Kosovës.

Punimet priten të përfundojnë pas dy muajsh kur edhe do të bëhet hapja zyrtare, kurse punimet në bibliotekën e Xhamisë Sylejman HhJJ`Hadum Aga tashmë kanë përfunduar, kurse xhamitë e Sefës, të Jusufit dhe të Kusarëve janë duke u restauruar. Myftiu Tërnava përmendi se janë duke punuar edhe në tri xhami të tjera këtu në Gjakovë. Punimet në këto xhami kërkojnë një shumë të madhe, të cilën po e përballon  Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë.

BIRK-u do të bëjë edhe restaurimin e disa xhamive në Pejë, Prishtinë, kurse më pas do të kemi një projekt të madh në Vushtrri dhe në qendra të ndryshme të Kosovës me qëllimin e ngritjes së infrastrukturës së BIRK-ut, në ato vende ku dekada me radhë nuk u është kushtuar kujdes, që dikur ishin depo magazina, mirëpo ato do të kthejnë krenarinë dikurshme që kanë pasur  dhe  ky është edhe qëllimi final edhe vetë i  BIRK-ut por edhe imi si Myfti,-tha Myftiu Tërnava.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…