Prishtinë, më 13 dhjetor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava së bashku me zëvendëskryetarin e Dijanetit të Turqisë, Selim Argun, panë nga afër punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Myftiu i Kosovës e njohu për së afërmi zv/kryetarin e Dijanetit për punimet e ndërtimit të xhamisë, për pamje që do të merr pas ndërtimit kjo xhami, si dhe për rëndësinë e veçantë që do të ketë për kryeqytetin, duke veçuar nevojën e madhe të besimtarëve për një xhami të tillë.

Zv/kryetari i Dijanetit, Selim Argun, u shpreh i kënaqur me punimet në ndërtimin e kësaj xhamie. Ai tha se ndjehet i lumtur që qytetarët e Prishtinës do të kenë një xhami të tillë ku do t’i kryejnë obligimet fetare dhe se për këtë gjë ka arritur të kontribuojë edhe Dijaneti i Turqisë.


Që nga dhënia e lejes nga Komuna e Prishtinës, punimet në ndërtimin e kësaj xhamie janë intensifikuar në mënyrë që kjo xhami të jetë e gatshme për faljen e namazeve për besimtarët mysliman.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …