Prishtinë, 24 mars 2021
Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit, Halifa bin Zajed al Maktum, kryeministrit, Muhamed bin Rashed al Maktum dhe Princit të Kurorës, Muhamed bin Zajed al Nahjan, me rastin e vdekjes së sheikut Hamdan bin Rashid, zëvendësit të sheikut të Dubait dhe ministrit të Financave të EBA-së.
Në telegramin e tij thuhet se jemi të pikëlluar me lajmin e vdekjes së sheikut Hamdan bin Rashid, andaj më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ju, familjen tuaj, qeverinë e EBA-së, si dhe për mbarë popullin fisnik të Emirateve.
Lusim Allahun Fuqiplotë që ta mëshirojë dhe ta bëj nga banorët e Xhenetit.