Prishtinë, 3 tetor 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, mori pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik 2017/18, e cila u mbajt në Fakultetin e Studimeve Islame, organizuar nga dekani i këtij fakulteti, prof. dr. Fahrush Rexhepi.
Në fjalën e tij, dekani Rexhepi duke i përshëndetur studentët dhe stafin pedagogjik uroi për një vit të mbarë dhe të suksesshëm dhe theksoi faktin se FSI-ja ofron kushte mjaft të përshtatshme për zhvillimin e mirëfilltë të procesit arsimor.’’Fakulteti i Studimeve Islame ofron staf të kualifikuar dhe kompetent, literaturë bashkëkohore e profesionale si dhe program mësimor bashkëkohor, i cili përmbush nevojat e studentëve dhe të besimtarëve të trojeve tona. Në këtë vit akademik ne kemi botuar pesë tituj të librave profesionale shkencor, të përgatitur nga profesorët tanë “-theksoi Rexhepi.
Ndërsa në fjalën e tij, Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, pasi uroi studentët dhe stafin akademik për këtë vit akademik, tha se tashmë ekziston një klimë shumë më e mirë mirë në krahasim me rrethanat që ishin në kohërat e mëhershme të sistemit komunist, kur bëhej thirrje për mosbesim e luftohej Islami në rrugë, medie, shkollë dhe thuajse kudo, ngase kështu mendonin se duhet të jetë e ardhmja e këtyre vendeve dhe këtij rajoni dhe botës mbarë.
Myftiu kërkoi nga studentët studime të mirëfillta, të dëgjojnë ligjëratat që i marrin nga profesorët dhe që ato t’i praktikojnë duke lënë anash idetë e huaja që janë të rrezikshme dhe që nuk janë tonat. “Duhet t’i luftojmë ato ide të mbrapshta dhe duhet të bëjmë kujdesin të mos depërtojnë te ne, duhet ta dini mirë se në krye të atyre që bartin barrën e Islamit te ne janë këta profesorë që ju mësojnë dhe autoritetet e tjera që punojnë në institucionet e BIRK-ut”- theksoi Myftiu.
Myftiu Tërnava premtoi që Kryesia e BIRK-ut edhe më do të përkujdeset ndaj FSI-së dhe nuk do të kursejë asgjë për çfarë i duhet një studenti duke filluar nga kushtet elementare e deri te përmbushja e nevojave për hulumtime të ndryshme shkencore.