Prishtinë, 28 shkurt 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës mr.Naim ef.Tërnava mori pjesë në konferencën shkencore me temë “25 vite Drita Islame” me rastin shënimin e 25 vjetorit të themelimit të revistës Drita Islame, Në konferencë ishin të pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani, kryetari i KMSH-së ,h. Skender Bruçaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj, Myftiu i Gostivarit hfz. Shaqir Fetahu, Kryetarja e Komitetit Shtetëror të Kulteve Loreta Aliko, përfaqësues të Trupit Diplomatik dhe të bashkësive fetare, akademikë, profesorë, studiues, besimtarë, etj.
Myftiu i Republikës së Kosovës mr.Naim ef.Tërnava në emër të BIRK-së përshëndeti këtë përvjetor duke theksuar se 25 vjetori e gazetës ‘Drita Islame” dhe përvjetorë si ky janë një rast i mirë që të shohim e të analizojmë rrugën ,arritjet e sukseset por edhe sfidat në përgjithësi me të cilat është përballur revista Drita islame pikërisht kur në Shqipëri filluan të fryjën erërat e demokracisë e të lirisë e të mendimit e të besimit. Botimi i kësaj reviste paraqet një ndër hapat më të rëndësishëm dhe të guximshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH) që aso kohesh udhëhiqej nga hfz Sabri ef. Koçi. Andaj me plotë bindje themi se kjo revistë është vazhdimësi e frymës, mendimit, konceptit e filozofisë e misionit të revistave fetare si “Zani i Naltë” dhe “Kultura Islame” të literaturës islame në gjuhën shqipe që ishin botuar deri kur u ndaluan me ligj. “Kjo revistë u bë si urëlidhëse e trevave shqiptare. Ishte kontributi i nxënësve të Medresesë së Tiranës që kjo revistë të konceptohet në atë mënyrë të lejoj hapësirën për të kultivuar mësimet mbi traditën, fenë dhe ta kaluarën e popullit tonë. Jo vetëm kaq por ndër parimet kryesore të kësaj reviste ishte kthimi i shpresës për një të ardhme sa më të mirë, kultivimi i tolerancës, mirëkuptimit, mirëbesimit, edukimit e arsimimit të lexuesve të saj por gjithnjë pa mos harruar misioni parësor e primat të ofrimit të njohurive themelore mbi njohjen e mësimeve dhe udhëzimeve të fesë islame”- shtoi myftiu Tërnava duke theksuar se revista Drita islame sot zë një vend meritor në fushën e fjalës së shkruar shqipe e posaçërisht në literaturën islame shqiptare. Dritës Islame i urojmë jetë të gjatë sa edhe vetë emri i saj duke e lutur Zotin që këtë revistë ta bëj dritë mbi dritë dhe ta bëjë dritë ndriçuese dhe fanarë ndriçues për popullin tonë.
-
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e… -
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur… -
Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…