Prishtinë, 24 shkurt 2017

Myftiu i Republikës së Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava,  merr pjesë në festimin e Ditës Kombëtare  të Kuvajtit, në Tiranë. Me këtë rast ambasada e Kuvajtit në Shqipëri ka organizuar një pritje zyrtare,ku ishin të pranishëm personalitete të larta të shtetit shqiptarë  nga jeta  politike, fetare, kulturore, ambasadorë, ministra, deputetë  si dhe konsuj nderi etj.. Myftiu Tërnava poashtu në Tiranë u takua me  ministrin e Vakufeve dhe Çështjeve Fetare  dhe pushtetit lokal të Kuvajtit z. Muhamed Al Jabiri, ku në këtë rast Myftiu Tërnava falënderoi qeverinë e Kuvajtit dhe popullin kuvajtian për ndihmën e dhënë deri më tani në të mirë të zhvillimit dhe prosperitetit të Kosovës dhe përkrahjen e vazhdueshme që ky vend ka dhënë dhe po jep për Kosovën në integrimin në institucione dhe mekanizmat ndërkombëtarë. Poashtu u shqyrtuan mundësitë  e thellimit të bashkëpunimit  reciprok dhe për të forcuar bashkëpunimin bilateral. Myftiu Tërnava  e njoftoi  ministrinë Al Jabir me punën e BIRK-ut dhe organizimin e jetës fetare në Kosovë, dhe njëherit e çmoi lart marrëdhënien mes dy vendeve mike, me ç’rast e falënderoi për ndihmën e shtetit të Kuvajtit  dhe popullit kuvajtian dhënë Kosovës në kohët më  të vështira. Nga ana e tij ministri Al Jabir falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin serioz  dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…