18 nëntor 2021
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, mori pjesë nënë hapjen e dyqanit humanitar për familjet nevojtare në komunën e Prizrenit, nga Shoqata Humanitare “Bereqeti” . Me këtë rast në hapjen të tij Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që t’i falënderoj të gjithë donatorët dhe bamirësit për besimin e thellë në shoqatën Bereqeti ku nëpërmjet saj pasuria e tyre po arrijnë në dorën e skamnorëve dhe të nevojshmeve. Ai duke folur për aktivitetet e Bereqetit tha se ne edhe më do të shtojmë aktivitetet bamirëse. “Bereqeti nuk merret vetëm në ndihma dhe veshmbathje por po merret aktivisht me ndërtimin e shtëpive, blerjen e banesave të ndryshme për nevojtarët. Deri më tash pas luftës së fundit të Kosovës ka arritur që të ndërtoj mbi 365 shtëpi për skamnorët dhe nevojtarët në Kosovë ndërsa në këtë kohë vetëm në Prizren janë duke u ndërtuar katër shtëpi dhe kjo argumenton shumë se kemi një aktivitet të bujshëm”, tha myftiu Tërnava, i cili i më pas shtoi se vetëm vitin e kaluar kemi ndihmuar mbi 50 mijë familje, ndërsa deri më tash në këtë vit kemi ndihmuar mbi 60 mijë familje.
Ndërkaq koordinatori i Bereqetit, dega në Prizren, Kurtish ef. Hoxha, tha se ky market do të funksionojë ku veçoi se përparësi do të kenë familjet me jetimë, pleqtë që janë të vetmuar dhe rastet që janë mëse të nevojshme dhe ne do të bëjmë furnizimin me ushqim që ata vetë kanë nevojë për veshmbathje dhe gjëra ushqimore e sanitare. Ky dyqan përmban produktet elementare për secilën familje, duke filluar që nga produktet ushqimore e deri tek ato elementare për arsimim. Së fundmi OHB “Bereqeti ka filluar aksionin një mujor me shpërndarjen e druve për ngrohje dhe stufave në prag të stinës së dimrit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…