Mitrovicë, 27 nëntor 2014
Në vigjilje të festës së 28 nëntorit Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava së bashku me kryeimamin, Sabri ef. Bajgora dhe drejtorin për veprimtari botuese, Ahmet Sadriu të shoqëruar nga kryetari i Këshilli të BI në Mitrovicë, Jetish Berisha morën pjesë në hedhjen e gurthemelit të xhamisë në fshatin Kelmend në Veri të Mitrovicës.

Në këtë manifestim qenë të pranishëm edhe  imamët e Mitrovicës e rrethinës, si dhe besimtarët e fshatit Kelmend.
Duke ju drejtuar të pranishmëve Myftiu Tërnava tha: “kemi ndërtuar xhamia anekënd vendit, dhe këtë do e bëjmë në të gjitha ato vende  ku është e nevojshme, mirëpo  themelet e kësaj xhamie dëshmojnë se ne jemi banorë të këtyre trojeve banorë autokton dhe ne do të qëndrojmë këtu në vazhdimësi.”
 Ndërsa, imami veteran, Asllan ef. Murati, ndër të tjerat, tha: “Xhamia që po nisim sot këtu është e veçantë, ngase deri më tani nuk ka pas xhami në këto troje, përveç  në Vllahi, andaj për këto fshatra kjo xhami merr rëndësi të veçantë, duke u krijuar mundësi për t’i kryer ibadetet.”
Myftiu Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët pas Kelmendit qëndroi për pak kohë edhe në Buletin, ku vizitoi Kullën e rindërtuar të Isa Buletinit.

Myftiu Tërnava u prit nga kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava gjatë qëndrimit në Mitrovicë vizitoi edhe Kuvendin komunal, ku u prit nga Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, me të cilën  Myftiu bisedoi për bashkëpunimin e ndërsjellë.
Fillimisht, kryetari Bahtiri e njohu Myftiun me gjendjen aktuale në komunë dhe me përpjekjet që po bënë për zhvillimin ekonomik të saj dhe zbutjen e problemeve sociale.
Kryetari Bahtiri ka thënë se komuna dhe BI-ja kanë një qëllim të përbashkët, e ai është që gjërat të ndryshohen për të mirë, që të ketë zhvillim ekonomik, që të ketë sa më pak varfëri.
“Unë e falënderova BI-në për ndihmën që po jep në shumë fusha të jetës këtu në Mitrovicë, sot ata kanë bërë një punë të shkëlqyeshme, duke marrë përsipër financimin e plotë të shpenzimeve të kuzhinës popullore, ku ushqehen 300 persona me gjendje të rëndë sociale, si dhe kanë dhuruar 3.000 euro për mamografin për zbulimin e kancerit të gjirit”, ka thënë ai.
Drejtori Beqiri ka thënë se drejtoria e tij ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me BI-në. Ai pasi përmendi ndihmën konkrete të saj për Bajramin e kaluar, kur ka nda rreth 5.000 kilogramë mish për familje të varfëra”, tha ai ndër të tjera.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, pasi përgëzoi kryetarin Bahtiri për punën e mirë që po bënë, tha se ka një bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet Komunës dhe BI-së dhe se kështu do të jetë edhe në të ardhmen.
“Me kryetarin Bahtiri biseduam për shumë gjëra dhe më gëzon fakti se ai po bënë punë të mëdha në zhvillimin ekonomik të Komunës. Kjo është mënyra më e mirë për të ndalur ikjen e të rinjve që masovikisht po shkojnë në vendet perëndimore”, tha ai ndër të tjera.
Pas takimit me kryetarin, Myftiu vizitoi edhe Kuzhinën popullore, në të cilën ushqehen njerëzit me gjendje të rëndë sociale dhe e cila për një vit do të mbikëqyret nga Këshilli i BIK në Mitrovicë.

Myftiu vizitoi OJQ “Mundësia” përkrah nismën për Mamografi
Në Mitrovicë,  Myftiu Tërnava vizitoi edhe OJQ “Mundësia”, ku u prit nga drejtoresha Hasime Tahiri-Hasani dhe me drejtueset e shoqatës, të cilat e njohën Myftiun me aktivitetet e shoqatës. Znj. Tahiri-Hsani e njohu myftiun, gjithashtu, edhe më nismën më të re të kësaj shoqate për blerjen e mamografisë për zbulimin e kancerit të gjirit, i cili do të përdoret për nevoja të grave të rajonit të Mitrovicës.
 Myftiu Tërnava, pasi çmoi lartë punën e shoqatës foli për rolin që islami i jep nënës. Myftiu përkrahu iniciativen dhe për këtë nismë dha 3000 euro, si ndihmë simbolike nga BIK.{gallery}kelmnd{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…