Myftiu i Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga këshilltari i Kryesisë Vedat Sahiti dhe, kryetari i KBI-së së Prishtinës Bahri ef. Sejdiu, ai i Prizrenit, Lutfi ef. Ballëku dhe ai i Pejës, Musli Arifi, po marrin pjesë në takimin e shtatë të Myftinjve të vendeve të Ballkanit, që po mbahet në Edirne të Turqisë.
Krahas takimit të myftinjve të Ballkanit në konferencë po marrin pjesë edhe 80 myftinj regjional të Turqisë, të cilët patën rastin të dëgjojnë prezantimin e myftinjve të Ballkanit, që fliste për aktivitetet në vendet përkatëse. Në anën tjetër Myftiu Tërnava, në fjalimin e tij, ka folur për zhvillimet e jetës fetare në Kosovë, sfidat e bashkësive fetare Islame në Ballkan, çështjet me të cilat ballafaqohen, si dhe për sfidat me të cilat po përballet bota Islame në kohën tonë. Myftiu Tërnava, ka vënë theksin në domosdoshmërinë e bashkëpunimit të bashkësive fetare islame në Ballkan, sidomos në fushën e arsimimit fetar dhe përgatitjes së kuadrit, gjegjësisht imamëve, që të jenë të aftë për t’u përballur me mësimet dhe interpretimet e rrymave ekstreme, të cilat janë të padobishme për shoqërinë.{gallery}mftlrtrk{/gallery}