I nderuari ipeshkëv, Dodë Gjergji
Me rastin e festës së Kërshëndellave, me respekt të veçantë kam nderin t’ju dërgoj këtë mesazh urimi Juve, meshtarëve tuaj, si dhe të gjithë vëllezërve të krishterë duke ju dëshiruar në këtë festë më të mirat për ju, e para së gjithash shëndet, mbarësi e lumturi.
Vlerat dhe mësimet hyjnore s’ka dyshim se janë rruga më e mirë për formimin, edukimin dhe fisnikërimin shoqërisë.
Kërshëndella, është moment i veçantë që simbolizon e përkujton lindjen dhe jetën. Kjo festë sipas parimeve kristiane përçon në mënyrën më të mirë mesazhin për ndërtimin e shoqërisë së shëndosh e humane.
Zotni Ipeshkëv, festat fetare te ne gjithherë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, nga të cilat kemi mësuar e kultivuar tolerancën, harmoninë, ndërgjegjësimin për paqen e respektin e dashurinë për tjetrin. Këto vlera e mësime më së miri dolën në pah edhe në përballje me COVID-19, një ndër sfidat më të rënda me të cilat po përballet njerëzimi në këto dy vite.
Zotni Ipeshkëv, nëpërmjet jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë.
Duke ju përshëndetur, edhe njëherë Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi.
Gëzuar e paçi harmoni e gëzime në familjet tuaja!
Prishtinë, 24 dhjetor 2021
Me respekt,
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava