Prishtinë, 24 dhjetor 2021

Nën këndimin e tekbireve dhe lutjeve kuranore në prani të përfaqësuesve të Kryesisë së BIK-ut, besimtarëve e banorëve të fshatit Grackë, u fal xhmuja e parë në xhaminë e re në Gracë të Lipjani. Në këtë eveniment në emër të Kryesisë së BIK-ut dhe Myftiut Tërnava një fjalë rasti mbajti sekretari i përgjithshëm i Kryesisë Ahmet ef. Sadriu i cili njëherit mbajti edhe hytben e xhumasë. Ai duke uruar banorët për këtë xhami të re përcolli edhe urimet e Myftiut Tërnava për xhaminë e re të këtij fshati dhe më pas tha se sot po bëjm një hapje gjysmëzyrtare të xhamisë ngase hapja zyrtare do të bëhet kur do të jetë prezent edhe donatori nga Kuvajti. Ai më pas nënvizoi se xhamitë i ndërton dhe mirëmbanë ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit. Dhe se ai që ndërton një xhami do t’ia ndërton Allahu një shtëpi në xhenet. Ai më pas nënvizoi se BIK është i përkushtuar që tu përgjigjet kërkesave dhe nevojave të xhematit që tu plotësoj nevojën e tyre për ngritjen e xhamive që obligimet e tyre t’i kryejnë sa më lehtë dhe në infrastrukturë të mirë për falje dhe aktivitete të xhamisë. Ai krejt në fund porositi që mësim besimit më fëmijë t’i kushtohet rëndësi ku gjeneratat e reja do të formoheshin drejt si në aspektin fetar dhe kombëtar.

Ndërkaq Kryetari i KBI Lipjan Zaim ef. Baftiu i shoqëruar nga Kryeimami Burim ef. Arifi, Administrat e KBI-së me bashkëpunëtorë e Imam, ishin të pranishëm në hapjen e Xhamisë, ku me këtë rast Kryetari Baftiu, fenderoi Myftiun Tërnava për kontributin E dhënë në ndërtinit të kësaj xhamie, donatorit, KK të Lipjanit dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në finalizimin e ndërtimit të kësaj xhamie duke nënvizuar se kjo është xhamia e 33 në Lipjan.

Në emër të banorëve të fshatit foli kryetari i fshatit prof. Ali Sopa, i cili edhe njoftoi për ecurinë e punimeve të Xhamisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…