Podgoricë, 28 nëntor 2015
Në prani të shumë mysafirëve dhe tërë strukturave të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, më 28 nëntor, në xhaminë “Osman Agiç”, në Podgoricë, u organizua ceremonia e dhënies së Menshurës reisit të Meshihatit të Mali të Zi, Rifat ef. Fejzicit.
Në këtë manifestim qe i pranishëm edhe kryetari i DIJANET-it, Dr. Mehmet Gormez, ndësa nga Kosova myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga sekretari i Kryesisë, H. Resul ef. Rexhepi dhe këshilltari Vedat ef. Sahiti.
Në fjalën përshëndetëse myftiu Tërnava, në emër të Kryesisë së BIK-ut, në emrin e besimtarëve të Kosovës dhe në emrin e tij, uroi reisin Fejzic për rizgjedhjen, si dhe ofroi gatishmëri për bashkëpunim në mes dy bashkësive islame.
Në fjalën e tij myftiu Tërnava, përveç tjerash, tha edhe se detyrën e resit nuk duhet kuptuar si privilegj, por para se gjithash si amanet dhe përgjegjësi.{gallery}mnshrfjzq{/gallery}