Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 18 – 19 mars 2014, të kryesuar nga myftiu Naim Tërnava, pas shqyrtimit, miratoj Raportin e punës së Kryesisë së BIK për periudhën janar -dhjetor 2013.
Po ashtu, Kryesia e BIRK martoi edhe Llogarinë përfundimtare të Kryesisë së BIK për vitin 2013.
Kryesia në këtë mbledhje miratoi edhe projektrregulloren për veprimtari financiare të Kryesisë së BIRK, si dhe projektrregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në kryesinë e BIRK.
Pas miratimit, Raporti i punës i Kryesisë së BIRK për vitin 2013, Llogaria përfundimtare e Kryesisë për vitin e shkuar, si dhe dy projektregulloret, iu proceduan Kuvendit të Bashkësisë Islame për miratim.