Prishtinë, 10.06.2014
Të martën më, 10.06.2014, Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e katërt të rregullt me udhëheqësit e degëve të këtij Departamenti pran këshillave të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. Takimi, ashtu siç ishte paraparë, filloi në ora 11:00.

{jathumbnail}Rend dite i kësaj mbledhje ishin tri pika:
1.Prezentimi i raportit njëvjeçarë për vitin 2013.
2.Planifikimi strategjik dhe shpalosja e projekteve për të ardhmen- parapërgatitjet për muajin e bekuar të Ramazanit.
3.Të ndryshme.
Në këtë takim, përpos udhëheqësve të Departamentit të të Rinjve, ishin të pranishëm edhe kryeimami i bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës z. Sabri efendi Bajgora dhe ndihmësi i tij Fatmir ef.Iljazi.
Hapja e tubimit u bë me disa ajete Kur ‘anore të lexuara nga përfaqësuesi i degës së Departamentit në Pejë, Muhamed Mavraj.
Fillimisht të pranishmit i përshëndeti dhe ju shprehi mirëseardhje udhëheqësi i Departamentit të të Rinjve të BIK-ut, Mr. Fitim Gashi, i cili  edhe paraqiti pikat e rendit të ditës të kësaj mbledhje.
Më pastaj fjalën e morri Kryeimami i Kosovës z.Sabri ef.Bajgora i cili në emër të Myftiut të Kosovës Mr.Naim Tërnava i përshëndeti të pranishmit dhe ju dëshiroj mirëseardhje. Përveç përkrahjes të pa rezervë që Kryeimami Bajgora ofroj për të gjithë përfaqësuesit e degëve, përgëzimeve dhe lëvdatave për punën e deritashme, ai ndër të tjera theksoi se: Departamenti i të Rinjve është pjesë e rëndësishme e organeve te BIK-ut dhe përkrahja për këtë sektor do të jetë e vazhdueshme.   
Kryeimami i njoftoj të pranishmit edhe për angazhimet e tij ne lidhje me parapërgatitjet për muajin e bekuar të Ramazanit dhe i ftoj të gjithë të jenë sa më të angazhuar gjatë këtij muaji, ai potencoi se gjatë këtij muaji do të ketë aktivitete të shumta në teren nga BIK-u.

Udhëheqësi i Departamentit të të Rinjve të BIK-ut, Mr.Fitim Gashi prezentoi raportin e punës një vjeçare. Ai përmendi sukseset dhe të arriturat e këtij Departamenti, e njëkohësisht foli edhe për sfidat. Raportin e punës së tyre një vjeçare e prezentuan edhe përfaqësuesit e degëve të Departamentit nëpër këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ata, pasi paraqitën shkurtimisht punën e tyre, në fund në formë të shkruar dorëzuan raportet e tyre në zyrën qendrore të Departamentit të të Rinjve.

Në këtë takim u diskutua edhe rreth planit dhe strategjisë për të ardhmën, ku u paraqitën ide dhe propozime të ndryshme. E po ashtu u diskutua edhe rreth pregaditjeve për muajin e bekuar të Ramazanit.

Mbledhja u mbajt në Prishtinë, në sallën e Kryesisë së Bashkësisë Islame, duke filluar nga ora 11:00 dhe zgjati deri në ora 14:00.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…