Prishtinë, 2 maj 2018

Përfaqësues nga Kryesia e BIRK-ut mbajtën sot mbajtën mbledhje me imamët e rajonit të Mitrovicës. Në këtë mbledhje, nga Kryesia e BIRK-ut mori pjesë sekretari i Kryesisë Resul Rexhepi, kryeimami Sabri Bajgora, drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu, drejtori financiar Kasim Gërguri, drejtori për Diasporë Ekrem Simnica, zëvendëskryeimami Fatmir Iljazi dhe drejtori për Kulturë Ramadan Shkodra.

Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës mirëseardhje të pranishmëve u dëshiroi sekretari i Kryesisë Resul Rexhepi, i cili tha se takimet e këtilla mundësojnë që të koordinohemi sa më mirë në vigjilie të muajit të bekuar të Ramazanit

Kryeimami i Kosovës Sabri Bajgora, pasi mori fjalën, theksoi se edhe këtë vit nuk do të mungojnë aktivitetet për muajin mubarek dhe se aktivitetet do të freskojnë xhematet tona anekënd Kosovës, ku ekipi i Ramazanit do të jetë në terren për namazin e teravive, xhumave, në tribunat fetare e iftaret tradicionale dhe në shumë aktivitete të tjera gjatë muajit të Ramazanit

Më pas, para të pranishmëve folën edhe drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese Ahmet Sadriu, drejtori financiar Kasim Gërguri, drejtori për Diasporë, Ekrem Simnica, të cilët kërkuan nga imamët që gjatë këtij muaji të jenë aktivë dhe në shërbim të xhematit, si dhe reth literaturës nga BIRK-u, tubimit të sadakatul-fitrit, zeqatit për medresenë dhe institucionet e tjera fetare arsimore.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…