Prishtinë, 08 janar 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario.

Myftiu Tërnava fillimisht i shprehu mirëseardhje mysafirit e më pas e uroi për detyrën e re si komandant i KFOR-it. Më pas Myftiu Tërnava e njohu me organizimin e jetës fetare në vend, me bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në Kosovë ndër shekuj, si dhe përmendi rolin që luan BIRK-u në këtë bashkëjetesë. Gjithashtu Myftiu Tërnava theksoi respektin dhe mirënjohjen që e gëzojnë forcat e KFOR-it te të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndërkaq, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Lorenzo D’addario, shprehu falënderimet e tij për pritjen, si dhe theksoi se KFOR-i edhe më tutje do të shërbejë në Kosovë për të krijuar një mjedis të sigurt, të qëndrueshëm dhe paqësorë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Carolina Ziadeh

Prishtinë, më 9 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…