Prishtinë, 30 nëntor 2011

Princit të Kurorës, LEKA;
Oborrit Mbretërorë Shqiptar;

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim sot morëm lajmin për vdekjen e Mbretit të shqiptarëve, Naltmadhnis Leka I. Me këtë rast ju lutem që të pranoni ngushëllimet më të sinqerta, duke ju bashkangjitur dhe ndarë dhimbjen me ju.

Vdekja e Naltmadhnis Leka I, është humbje, për Familjen Mbretërore, Oborrin Mbretërorë Shqiptar dhe gjithë kombin shqiptar, ngase nga sot mbetemi pa një njeri të përkushtuar ndaj atdheut e popullit.

Naltmadhnia e tij gjithherë do të kujtohet si burrështetas i përkushtuar për çështjen kombëtare, ngase tërë jetën u angazhua për sovranitetin e trojeve shqiptare, dhe mirëqenin e popullit.
Puna, veprimet dhe angazhimet e tij në përmbushjen e detyrimeve prej Sovrani e bëjnë atë një nga figurat kryesore të historisë më të re të shqiptarëve.
Duke ju dëshiruar që dhimben për vdekjen e Mbretit ta kaloni sa me lehtë, edhe një herë ju shprehim ngushëllimet në emrin tim, në emër të Bashkësisë Islame dhe në emër të besimtarëve të Kosovës, dhe lutemi që Zoti ta mëshiroj shpirtin e Mbretit të shqiptarëve Leka Zogu I.
Me respekt,

Myftiu i Kosovës,
Mr. Naim Tërnava

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …