Prishtinë, 20 gusht 2013
Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, në mbledhjen e jashtëzakonshme me 23 vota për, e një abstemim, shkarkoi kryetarin e deritashëm të Kuvendit të BIK, Xhabir Hamitin. Këtë vendim kuvendarët e morën në bazë të nenit 73 të Kushtetutë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Po ashtu Kuvendi vendosi që të mblidhet më 29 gusht në seancë tjetër.
Kuvendi i BIK, qe thirrur në mbledhje të rregullt, mirëpo pas 6 orë diskutimesh nuk u arrit të miratohet rendi i ditës, ngase kryetari i Kuvendi, Xhabir Hamiti në mënyrë kategorike kundërshtonte propozimin e shumicës së kuvendarëve që të futen në rend të ditës për diskutim edhe drafti për ndryshimet e Kushtetutës së BIK, draft ky që është punuar nga komisioni kushtetues i mandatuar nga kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Pas një debati të stërzgjatur prej më shumë se 6 orësh, kryetari Xhabir Hamiti në mënyrë arbitrare ndërpret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të BIK duke mospërfillur shumicën absolute të delegatëve.
Anëtarët e Kuvendit, 24 prej tyre (nga 30 sa i ka Kuvendi i BIK), të mllefosur dhe të indinjuar nga ky veprim i kryetarit Hamiti, nuk pranuan që të dalin nga salla, por me kërkesë të tyre të nënshkruar vendosën që të mbajnë mbledhje të jashtëzakonshme.