Prishtinë, 26 gusht 2013
Nga: KUVENDI I BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS

 

 

Lënda: DEKLARATË PËR OPINION

 

 

 

Bashkësia Islame e Kosovës me vëmendje ka ndjekur deklarimet dhe qëndrimet e fundit të disa subjekteve politike e jo politike për dhe rreth Bashkësisë Islame të Kosovës.

 

Është e drejtë e çdo subjekti të ketë qëndrimin e tij për ngjarjet që zhvillohen në shoqëri, mirëpo është e padrejtë, jodemokratike dhe e papranueshme tendenca për të ndikuar, përzier apo edhe për të diskriminuar një subjekt tjetër, aq më tepër kur behët fjalë për një institucion fetar, siç është Bashkësia Islame e Kosovës, e cila merret me organizmin e jetës fetare islame në vendin tonë.

 

Mirëkuptojmë, interesimin e opinionit të gjerë, por edhe të faktorëve politik e jo politik për Bashkësinë Islame, ngase Bashkësia Islame e Kosovës është segment shumë i rëndësishëm  i kësaj shoqërie, mirëpo ftojmë të gjithë që  mos të përpiqen për të ndikuar në institucionet, forumet dhe bartësit e funksioneve të BIK. Themi me përgjegjësi të plotë se Bashkësia Islame e Kosovës ka forumet e saja kushtetuese e legjitime, që si gjithherë, si deri më tash, do jenë në nivel të përgjegjësisë para Zotit , para popullit, para vendit e para akteve normative me të cilat punon e funksionon.

 

Deklarimi i Lëvizjes “Bashkohu”, përkitazi me zgjedhjen e Myftiut, është i papranueshëm për Bashkësinë Islame, institucionet dhe besimtarët islam të Kosovës. Asnjë  Lëvizje a subjekt politik a jo politik nuk ka të drejt të përzihet në proceset brenda BIK, e më së paku në procesin zgjedhor. Zgjedhjet në BIK, si gjithherë do të mbahen në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe aktet normative që janë në fuqi, larg çdo interferimi të ndonjë subjekti kush do qoftë ai.

 

Po ashtu, për ne është befasues edhe qëndrimi i KLMDNJ-së për mbledhjen e fundit të Kuvendit të BIK. Me qëndrimin e shfaqur KMLDNJ është vënë vet në lajthitje, por në të njëjtën kohë ka vënë në lajthite edhe opinion publik, mese vë në dyshim kredibilitetin dhe seriozitetin e një institucioni të respektuar.

 

 Jo për të replikuar më KMLDNJ, por për hir të opinion të gjerë, e para së gjithash për informim të drejtë e korrekt, jemi të detyruar të themi se ato konstatime  që janë thënë në deklarimin e KLMDNJ, jo që nuk qëndrojnë, por janë spekulime të pastra të cilat kanë për qëllim njollosjen dhe komprometimin e institucioneve  dhe lidershipit të BIK.

 

 I kujtojmë KMLDNJ, dhe në të njëjtën kohë sqarojmë opinion e gjerë se Kuvendi i Bashkësisë Islame ditën e martë ka marrë vendim kundër bllokimit të institucioneve, kundër shantazheve, kundër fyerjeve e spekulimeve me të cilat është përballuar BIK dhe përfaqësuesit e saj, tash e sa kohë. Me gjithë vullnetin e mirë që të tejkalojmë situatën bllokuese kjo gjë ishte e pamundur, andaj kuvendarët me shumicën absolute kanë marrë vendim që tashmë është i njohur për opinionin.

 

Ftojmë të  gjitha subjektet e  interesuara që para se të deklarohen, e para se të japin gjykim të marrin mundin që të njihen me realitetin, të njohin mirë anën normative e mos të bien pre e intrigave, spekulimeve e interesave karrieriste.

 

Andaj, apelojmë te të gjithë që mos të bien pre e fushatës denigruese që është marrë kundër BIK, ngase BIK është institucion i konsoliduar e stabël, tashmë i dëshmuar që ka përballuar stuhinë e kuqe moniste dhe okupimin dhe do tejkalojmë edhe këtë “stuhi” të ngritur në gotë uji.

 

Bashkësia Islame e Kosovës punën dhe veprimtarinë e vet, me të gjitha institucionet e saja, në të gjitha nivelet, duke nisur nga xhematet deri në forumet më të larta, e ka në përputhje të plotë me Kushtetutën e BIK, Kushtetutën e vendit dhe ligjet në fuqi,  në transparencë të plotë dhe duke iu përgjigjur nevojave e sfidave të kohës.

 

 

 
Fadil HASANI
___________________________

 

/Nënkryetar i Kuvendit të BIK/
  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…