Kuvendi i BIK-ut miratoi Raportin e punës së Kryesisë, Llogarinë përfundimtare dhe Rregulloren e zgjedhjeve

Prishtinë, 28 mars 2015
Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Mr. Ajni Sinani – kryetar, e ku mori pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, bashkë me anëtarët e Kryesisë së BIK dhe drejtorët e drejtorive.
Pas fjalës hyrëse të kryetari të Kuvendit, Mr. Ajni Sinanit, një fjalë përshëndetëse dha edhe Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili foli për aktivitetet, sfidat dhe arritjet që ka pasur Kryesia e BIK-ut vitin e shkuar, vit të cilin Myftiu e cilësoi si të suksesshëm dhe me të arritura të shënuara si në planin financiar, atë të aktiviteteve fetare, e po ashtu edhe në atë të ndërtimit të infrastrukturës për nevojat e BIK-ut.

Në fjalën e tij, për kontributin që kanë dhënë në realizmin e projekteve anekënd Kosovës, Myftiu Tërnava falënderoi imamët, administratën dhe udhëheqësit e BIK-ut, por, në të njëjtën kohë, për këtë vit kërkoi angazhim edhe më të madh.
Pas fjalës së Myftiut, Kuvendi i BIK-ut shqyrtoi Raportin e punës së Kryesisë së BIK-ut për periudhën janar-dhjetor 2014, të cilin pas debatit e sqarimeve përkatëse edhe e miratoi.
Kuvendi, po ashtu, miratoi edhe Llogarinë përfundimtare të Kryesisë së BIK-ut për vitin 2014.
Në këtë mbledhje, pas shqyrtimit që u shoqërua me një debat të gjerë e të gjithanshëm, Kuvendi i BIK-ut miratoi Rregulloren për Zgjedhjet, me të cilin rregullohet procedura e zgjedhjeve në të gjitha instancat e BIK-ut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Reagimi i Myftiut Naim ef. Tërnava pas sulmeve fizike dhe verbale në Mal të Zi 

Prishtinë, 07 shtator 2020 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…