Prishtinë, 30 mars 2017
Kuvendi i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, sot me 30 mars 2017, mbajti mbledhjen e radhës, të cilën e kryesoi kryetari prof. dr. Ajni Sinani. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe myftiu i Republikës së Kosovës, mr. Naim Tërnava, si dhe anëtarët e Kryesisë së BIRK-ut.
Si pikë e rendit të ditës, pos tjerash ishin edhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit të Kryesisë së BIRK-ut për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2016, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i llogarisë përfundimtare – bilancit për veprimtarinë financiare të Kryesisë së BIRK-ut për vitin 2016, raporti i komisionit financiar, si dhe pika të tjera të ndryshme.
Në fjalën e tij përshëndetëse myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava shprehu falënderime për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të anëtarëve të Kuvendit të BIRK-ut, pa lënë anash edhe punonjësit e administratës së këshillave vendor në tërë Republikën e Kosovës, Medresetë dhe Fakultetin e Studimeve Islame, të cilët janë duke u munduar për një mirëqenie sa më të mirë të qytetarëve tanë, dhe këtë amanet të cilën e kemi marrë mbi vete ta çojmë në vend. Ai njoftoi anëtarët e kuvendit, se shumë shpejt do të filloi ndërtimi i xhamisë së madhe në Prishtinë. Ai mes tjerash tha se në BIRK po punohet sistematikisht dhe pa problemeve të natyrave të mëdha. Jemi në përpjekje të vazhdueshme që jeta fetare të avancohet dhe të jetë sa më aktive në të mirë të qytetarëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…