Prishtinë, 11 korrik 2020

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku janë aprovuar të gjitha pikat e rëndit të ditës, ndër të to edhe themelimi i Institutit për Studime dhe Hulumtime Islame.
Kjo mbledhje e mbajtur në objektin e Medreses “Alauddin” në Prishtinë filloi duke u kënduar një Fatihah për shehidët e Srebrenicës dhe imamin nga Suhareka, Mehdi ef. Hoxha, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.
Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Bashkësisë Islame u mor vendim që Kuvendit t’i propozohet për miratim themelimi i Institutit për Studime dhe Hulumtime Islame, për çka sot pa asnjë votë kundër u miratua themelimi i këtij instituti.
Gjatë mbledhjes së sotme të Kuvendit të Bashkësisë Islame u miratua edhe Raporti i Punës së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për vitin 2019, ku u diskutuan punët e kryera të Kryesisë. Poashtu, në këtë seancë u miratua edhe pasqyrave të të hyrave dhe të dalave financiare të Kryesisë së BI-së për vitin e kaluar.
Në fund të kësaj mbledhje u përçua edhe njëherë mesazhi që imamit dhe të gjithë nëpunësit fetar të kontribuojnë në respektimin e masave parandaluese të përhapjes së pandemisë COVID-19, ku numri i rasteve pozitive është duke u rritur vazhdimisht në vendin tonë.

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim veprimtarin Selatin Novosella

Prishtinë, më 4 nëntor 2024Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…