Prishtinë, më 26 dhjetor 2024

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt të saj, ku pika e vetme e rendit të ditës ishte miratimi i projektbuxhetit për vitin 2025. Mbledhja u hap dhe u kryesua nga nënkryetari i Kuvendit, Rrahim Aliu, teksa fillimisht u recituan disa ajete kuranore.

Gjatë fjalës së tij, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, prezantoi disa nga të arriturat e institucionit gjatë vitit që po lëmë pas. Ai vlerësoi kontributin e Fakultetit të Studimeve Islame dhe Medresesë së Mesme “Alauddin” në edukimin e brezave të rinj.

Gjithashtu, Myftiu nënvizoi progresin në mësim-besim, ndërtimin e xhamive dhe infrastrukturës përcjellëse. Po ashtu, ai theksoi përgatitjet për muajin Ramazan dhe organizimin e haxhit, duke shprehur përkushtimin për realizimin me sukses të këtyre aktiviteteve të rëndësishme.

Mbledhja u mbyll me miratimin unanim të projektbuxhetit nga anëtarët e Kuvendit, pas raportimit të detajuar nga drejtori i Financave, z. Tanseli Rogova, duke përcaktuar kështu prioritetet dhe angazhimet për vitin e ardhshëm.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua projekti “Përkujdesja ndaj jetimëve të Republikës së Kosovës”

Prishtinë, më 26 dhjetor 2024 Sot, para anëtarëve të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Koso…