Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava më 03 tetor 20013 priti në një delegacionin nga Kuvajti të kryesuar nga prof. dr. Abdulhumsin Al Kahrafi – sekretar i përgjithshëm i Fondacionit Kuvajtian të Vakëfeve i cili qëndroi për vizitë dy ditore në Kosovë për të parë nga afër finalizimin e projekteve të financuara nga ky fondacion.
Myftiu Tërnava falënderoi delegacionin për vizitën dhe për ndihmën e shtetit kuvajtian i cili në vazhdimësi ka ndihmuar Kosovën në fusha të ndryshme.
“Nesër, do ta finalizojmë një projekt të suksesshëm të financuar nga ju ndërtimin e Çerdhes në Gjakovën që do je të institucioni i parë parashkollor në kuadër të BIK”, -tha ndër të tjera Myftiu dhe vazhdoi, andaj më lejoni që përmes jush të falënderoj qeverinë dhe popullin kuvajtian për mbështetjen që i keni dhënë Kosovës dhe ndihmën e vazhdueshme për BIK dhe institucionet e saja.
Prof. dr. Abdulmisin Al – Kharafai gjatë vizitës në Kosovës mbajti një ligjëratë në Fakultetin e Studimeve Islame dhe vizitoj medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë si dhe disa shkolla tjera si në fshatin Mazgit që janë financuara nga fondacioni Kuvajtin për vakëfe.