Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale.
Këtë vit çmimi për një kurban është 160 euro ose kundërvlera e këtij çmimi. Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj.
Pagesën e porosive të kurbaneve, Ju mund ta bëni në zyrat e Këshillave vendor të BI-së në të gjitha qendrat e Kosovës si dhe t’i përcillni në adresë të përfituesit:
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
NLB-Prishtina
Account No (IBAN): XK05 1700200100103672
Swift Code (BIC) – NLPRXKPR

ose
Paypal.me/bikfitra
Ju mund të komunikoni me Kryesinë e BI-së rreth porosisë suaj për kurbane në këta nr. tel. +38138224002 dhe +38345977405
si dhe në E-mail adresën: [email protected]
Lusim Allahun e Gjithëmëshirshëm që ibadetin e kurbanit tuaj t’ua pranoj e nga mirësitë e Tij t’ju shpërblejë!

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Përfundoi aksioni i shpërndarjes së mishit të kurbanit

Prishtinë, më 10 korrik 2024 Rreth 20 mijë kurbane janë therur dhe janë shpërndarë nga Bas…