Myftiu Tërnava për nder të Kurban Bajramit shpërndanë dhurata në repartin e Pediatrisë në QKUK dhe fshatin SOS ku nga këto ndihma u gëzuan 320 fëmijë

Prishtinë, 21 gusht 2018

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, sot bëri dorëzimin e dhuratave si donacionit në vlerë prej 7.500 euro për 250 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. Ai tha se ky është një solidaritet dhe luti Zotin që të ju ndihmojë fëmijëve dhe të shërohen sa më shpejt të kthehen në shtëpi. Deshëm që të i gëzojmë këta fëmijë me këto dhurata kryesisht veshmbathje që sado pak tua zbusin gjendjen dhe lehtësimin e sëmundjes në repartin e Pediatrisë dhe kemi pasur një pritje të mirë nga mjeku Gërguri. Ai ka shprehur gatishmërinë që BIK ka gatishmërinë që në të ardhmen të ndihmoj aty ku ka nevojë që të ndihmohet dhe brenda pak ditëve kemi ndihmu 10 mijë familje anekënd Kosovës ndihma kryesisht në ushqim dhe veshmbathje. Ai u lut për të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë projekt për t’i gëzuar edhe këta fëmijë për festën e Kurban Bajramit duke e lutur Zotin që tua shtoj të mirat e Tij.

Edhe stafi udhëheqësi Pediatrisë e falënderuan Myftiun Tërnava për vizitën dhe për këto dhurata për festën e Kurban Bajramit që gëzuan fëmijët e shtrirë në këtë repart të QKUK-së.

Ndërsa më pas në këtë vazhdë të humanizmit myftiu Tërnava në “SOS Fshatin”, shpërndau dhurata për 70 fëmijë në vlerë prej 2.450 euro. Donacioni përmban pantallona, fanella sportive dhe tuta. Myftiu Tërnava pas shpërndarjes së këtyre ndihmave për fëmijët e fshatit SOS, tha se BIRK deri më tash këto ditë ka hapur gjashtë shtëpi që ka ndërtuar për njerëzit me nevojë dhe strehim për të vazhduar më pas me ndihmë të 10 mijë familjeve anekënd Kosovës. Dhe kjo ndihmë për këto fëmijët strehuar them se pash nj punë të madhe që po bëhet në këtë fshat dhe pash një interesim të madh të stafit që punon këtu dhe kjo më gëzoi shumë dhe fëmijët këtu po gëzonin shëndet të mirë. ‘Këta janë fëmijët tanë dhe ne si shoqi duhet të kujdesim edhe më shumë për këta që të kenë kushte edhe më të mira dh të punohet edhe më shumë në këtë drejtim dhe më gëzoi fakti se nëpërmjet kësaj qendreje pas luftës kanë kaluar 500 fëmijë ët cilët janë adaptuar dhe kanë marr veten dhe prej tyre kishte që kanë mbaruar fakultete të ndryshëm dhe kjo është një shenjë e mirë.

Kurse nëpër xhami të Prishtinës për nder të festës së Kurban Bajramit në emër të BIRK-ut do të dhurohen 500 dhurata për fëmijë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim sekretarin e Qendrës Islame Kulturore Shqiptare në Nju-Jork, Ferid ef. Bedrollin

Prishtinë, 23 shtatorKryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i s…