Haxhilerët tanë përfundojnë Haxhin dhe nisen për në Medinë Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë,24 gusht 2018 Më 24 gusht 2018 të gjithë haxhilerët tanë kanë përfunduar obligimet e Haxhit duke bërë edhe tavafin lamtumirës, dhe në mënyrë të organizuar me autobusë janë nisur për në Medinë, ku do të vizitojnë, falen e luten në xhaminë e Muhamedit a.s. Ndërkaq gjatë ditëve në vijim haxhilerët do të vizitojnë vende të ndryshme historike e kulturore. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se të gjithë haxhilerët tanë janë shëndosh e mirë, dhe se deri më tani gjithçka ka ecur mirë dhe sipas agjendës së paraparë.