Prishtinë, 21 gusht2018
Me rastin e Kurban – Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës,Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, si tradicionalisht, organizoi pritje për urim në selinë e Kryesisë së BI-së së Kosovës nga ora 9:00-12:00.
Nga përfaqësuesit e institucioneve erdhën për të uruar:

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe njëherit në emër të PDK-së

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me kabinetin e tij

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, kryesuar nga Osman Havolli

Haxhi Shala nga “Nisma” për Kosovën

Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje!

Ferid Agani, kryetar i PD-së

Avdulla Hoti nga LDK

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinë

Don Lush Gjergji, nga Ipeshkvia e Kosovës

Melihate Tërmkolli,

Qazim Rrahmani, sekretar i përgjithshëm i Partisë së Ashkalive për Integrim me bashkëpunëtorë

Berqat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat

Delegacion nga Forumi Rinor i PDK-së

Në urim ishin edhe shumë qytetarë tjerë që erdhën për urime në selinë e Kryesisë së BIRK-ut në Prishtinë.

[srizonfbalbum id=9]

Pas vizitës deklaruan

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas vizitës u shpreh se vendi jonë çdo herë ka qenë tolerante për të gjitha besimet fetare. “Ditën e sotme e karakterizon mirëkuptimi, solidariteti dhe dashuria dhe respekti ndër njerëzor si dhe vizitat të ndërsjella. Uroj që sot dhe çdo herë të ketë më tepër harmoni mes njerëzve në shoqërinë tonë me besimtarët tanë”. “Kosova ka qenë dhe do të mbetet tolerante në harmoni të plotë në mes të besimeve, këtë e ka dëshmuar gjithherë dhe do ta dëshmojë. Roli i Bashkësisë Islame ka qenë i rëndësishëm dhe edhe një herë sot jemi të gjithë të bashkuar me shpirt dhe frymë të mirëkuptimit dhe solidaritetit, uroj të ketë gëzime në çdo familje në Kosovë dhe kudo”, tha presidenti Thaçi.

Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me kabinetin e tij ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për festën e Kurban Bajramit, duke theksuar se këtë vit duhet të përçohet mesazhi i humanizmit, i cili i duhet Kosovës dhe njerëzve. Ai ka shprehur falënderim për të gjithë ata imamë që po përçojnë mesazhin e drejtë për kombin tonë, mesazhin e drejtë për fenë e për humanizmin që i duhet Kosovës, kombit dhe shtetit tonë dhe i duhet gjithë njerëzisë”, tha Veseli.

Nga ana e tij kyeministri Haradinaj pas vizite tha se u shpreh i kënaqur me punën dhe veprimtarin e BIRK-ut duke uruan myftiun Tërnava dhe besimtarëve myslimanë në Kosovë festën e Bajramit, dhe se kjo ndjenjë e solidaritetit, të qenët bashkë na shoqëroftë edhe më tutje në ato çka na presin”, tha Haradinaj.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se në ditën e sotme duhet përcjellë mesazhi për mbrojtjen e grave kosovare, për të cilat kohëve të fundit ka pasur lajme të këqija në lidhje me dhunën në familje. “Festa e Kurban Bajramit është festë e solidarizimit ku ne duhet të ndajmë të gjitha me të tjerët, të mirat tona me ata që kanë dhe nuk kanë. Falënderoj myftiun për deklarimin që bëri sot dhe shfrytëzoj këtë ditë të përcjellët mesazhi për vajzat tona për barazi, sepse dhuna e vajzave është temë politike dhe dhuna ndaj vajzave është e papranueshme dhe vetëm me barazi ne mund të ecim përpara si shoqëri, këtë e bëjmë ne por kështu e thotë edhe feja Islame”, tha ai

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje falënderoi kontributin që po jep BIRK në shërbim të vendit dhe të qytetarëve duke theksuar se kjo festë është sakrificë dhe dashuria e sinqertë janë vlera elementare për vendin dhe kombin.“Faleminderit BIK-ut per pritjen dhe ua uroj të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit. Kjo festë është festë për solidaritet, sa më shumë që ndajmë me njëri-tjetrin, aq më shumë bëhemi bashkë. Gatishmëria për sakrificë dhe dashuria e sinqertë janë vlera elementare për vendin dhe kombin”, tha ai “E dimë qe jetojmë në një vend ku shumica kanë pak dhe pakica kanë shumë mirëpo jemi të bindur që të bashkuar me barazi dhe drejtësi edhe do të u hiqet frika njerëzve edhe do të hiqen ata që i frikësojnë, sepse begatia dhe mirëqenia duhet të jenë e drejtë normale për të gjithë dhe jo i rezervuar vetëm për disa”, theksoi Kurti.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…