Prishtinë, më 31 mars 2024
Kryetari i Partisë së Drejtësisë, dr. Ferid Agani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka shtruar sonte iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.
“Në nderim të kontributit të jashtëzakonshëm të Bashkësisë Islame të Kosovës në shtetëformimin dhe shtetëndërtimin e vendit dhe në veçanti festimit të devotshmërisë së përbashkët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit ndaj Zotit të Madhërishëm, sonte shtrova iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës” – thuhet në postimin e Partisë së Drejtësisë.
Ndër të tjera në postimin e tyre, thuhet se muaji Ramazan bashkon shpirtrat, mendjet e zemrat e atyre që vlerat etike dhe morale të familjes i shohin në themelet e shoqërisë dhe funksionimit të institucioneve shtetërore.
Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Agani për shtrimin e këtij iftari, duke thënë se ashtu siç na bashkon sofra e iftarit ndërmjet vete, ashtu duhet të jemi bashkë gjithnjë, për të mirën e të gjithëve.