Kryetari i Këshillit të Prizrenit Besim Berisha uroi Myftiun Tërnava Prishtinë, 1 nëntor 2018 Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Besim Berisha, së bashku me stafin administrativ, sot vizituan kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava, të cilin e uruan për zgjedhjen në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Myftiu Tërnava i falënderoi, si dhe luti Zotin të ndihmojë që bashkërisht të punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit.